Një palë çizme të vjetra dhe një pjesë gazete që daton gati 140 vjet më parë janë ndër një objektet e zbuluara gjatë punimeve të restaurimit në Pallatin e Buckinghamit.
Sendet e humbura mendohet se i përkasin stafit që punoi në pallat dekada më parë dhe u gjetën nga punëtorët që po kryenin rinovimin.
Një biletë për një “whist drive” – një ngjarje loje me letra e organizuar nga pallati më 14 prill 1949 – u gjet e ngulitur në një tullë.
Një shishe ujë Schweppes Still Malvern English Spring Water, një kuti cigaresh bosh Silk Cut dhe një artikull gazete u gjetën gjithashtu nën dysheme.
Rezidenca mbretërore në Londër po i nënshtrohet një plani 10-vjeçar rinovimi.
Kabllot e vjetra, tubat, instalimet elektrike, do të zëvendësohen.
Deri më tani, shumë nga sendet kanë mbetur të fshehura brenda infrastrukturës së ndërtesës.






