Ka përfunduar pa fitues përballja e dy rivalëve Drita dhe Gjilani, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Pavarësisht rasteve nga të dy skuadrat, asnjëra nuk arriti t’i finalizonte kësisoj epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 0-0.
Drita ishte më e rrezikshme në periudhën më të madhe të kohës, për të pasur mbi katër tentime drejt portës mirëpo assesi s’ia doli ta gjente rrjetën.
Gjilani në anën tjetër provoi më shumë me kundërsulme, duke tentuar ta befasojë kampionin, por edhe kjo doli e pasuksesshme.
Kësisoj, si rrallë herë derbi i Gjilanit mbyllet pa gola dhe të dy klubet arkëtojnë nga një pikë.
Gjilani qëndron në vendin e tretë me 11 pikë ndërsa Drita zë pozitën e gjashtë me tetë sosh, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar në krahasim me “Skifterët”./Telegrafi/






