Llapi përforcohet me Miran Qelën

Sport

Llapi ka nënshkruar me portierin e talentuar Miran Qela. Qela, vetëm 18 vjeç ka hedhur “firmën” në një kontratë deri në vitin 2029. Ai ka bërë karrierë në Gjermani, duke qenë pjesë e akademive të klubeve si FC Ingolstadt dhe TSV 1860 Munchen. “KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar kosovar, […]

Madhësia e shkronjave

Llapi ka nënshkruar me portierin e talentuar Miran Qela.

Qela, vetëm 18 vjeç ka hedhur “firmën” në një kontratë deri në vitin 2029.

Ai ka bërë karrierë në Gjermani, duke qenë pjesë e akademive të klubeve si FC Ingolstadt dhe TSV 1860 Munchen.

“KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar kosovar, Miran Qela, i cili nga sot është pjesë e klubit tonë dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2029.

Qela, i lindur më 13 dhjetor 2006 në Gjermani, është portier i ri me perspektivë të madhe. Me gjatësi prej 1.89 metrash, ai është formuar në futbollin gjerman, duke qenë pjesë e akademive të FC Ingolstadt 04 dhe TSV 1860 München, ku ka kaluar edhe në ekipet e grupmoshave dhe më pas ka qenë pjesë e ekipit të parë.

Miran është gjithashtu pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21, duke qenë një prej portierëve të gjeneratës së tij që synon të ndërtojë një të ardhme të rëndësishme në futbollin kosovar.

Në klubin tonë, Qela vjen si një investim për të ardhmen dhe si pjesë e filozofisë së klubit për të afruar futbollistë të rinj, me potencial dhe hapësirë për zhvillim.

Klubi ynë beson se Miran Qela do të jetë vlerë e rëndësishme për KF Llapi në vitet e ardhshme, ndërsa kontrata deri në vitin 2029 dëshmon qartë besimin e klubit në potencialin e tij”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/