Liga e Kampionëve ka zgjedhur 11-shen më të mirë të javës pasi u kompletua xhiro e parë e fazës së ligës.
Në këtë xhiro nuk kishte befasi, ku favoritët arkëtuan pikët e plota, me Realin që mposhti Interin, Barcelona nuk gaboi ndaj Feyenoordit, Arsenali me vështirësi ndaj Napolit, derisa PSG e Bayern regjistruan fitore të thella.
Në këtë javë, të gjithë ekipet kanë nga një lojtarë në 11-shen më të mirë.
Courtois; Dest, Bartra, Torres, Broën; Olise, Odegaard, Baturina, Torres; Raphinha, Demirovic.
Ndërkohë, Liga e Kampionëve do të vazhdojë muajin tjetër pas ndeshjeve ndërkombëtare./Telegrafi/






