Jose Mourinho nuk e largon mendjen nga sfida ndaj Interit: Mund të kishim shënuar tetë gola

Sport

Jose Mourinho u është kundërpërgjigjur kritikave pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Interit, duke këmbëngulur se skuadra e tij mund të kishte shënuar shumë më tepër gola. Trajneri i Real Madridit foli sërish për triumfin ndaj italianëve në konferencën për media të premten, pasi paraqitja e “Los Blancos” kishte ngjallur kritika pavarësisht fitores. Tifozët […]

Madhësia e shkronjave

Jose Mourinho u është kundërpërgjigjur kritikave pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Interit, duke këmbëngulur se skuadra e tij mund të kishte shënuar shumë më tepër gola.

Trajneri i Real Madridit foli sërish për triumfin ndaj italianëve në konferencën për media të premten, pasi paraqitja e “Los Blancos” kishte ngjallur kritika pavarësisht fitores.

Tifozët e Realit nuk ishin plotësisht të kënaqur me paraqitjen e skuadrës, ndërsa disa lojtarë u vërshëllyen gjatë ndeshjes.

Edhe mediat spanjolle ishin kritike ndaj Real Madridit, por Mourinho nuk u pajtua me këtë vlerësim.

“Pastaj këta njerëz nuk thonë se u mbrojtëm mirë apo se mund të kishim shënuar tetë gola”.

“Do të ketë ndeshje të mërzitshme ku skuadrat nuk rrezikojnë dhe përfundojnë 0-0. Kundër Interit mund të kishim shënuar katër, por mund të kishim shënuar edhe tetë. Pse nuk e thonë këtë? A nuk janë të lumtur sepse fituam?”.

Mourinho gjithashtu theksoi se brenda skuadrës ekziston një atmosferë shumë më pozitive sesa ajo që pasqyrohet jashtë klubit.

“Stafi është shumë i lumtur. Kemi vuajtur dhe kemi humbur së bashku ndaj Betisit. E kemi atë ndjenjë dhe përkushtim për të punuar për Madridin. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i bërë njerëzit të lumtur”, ka shtuar ai.

Reali përndryshe të shtunën do ta zhvillojë sfidën e radhës, ndaj Rayo Vallecanos në “Santiago Bernabeu”./Telegrafi/