Telefoni “Trump Mobile T1”, i prezantuar me bujë të madhe (siç pritej) vitin e kaluar, doli më në fund në shitje këtë qershor me çmimin 499 dollarë (rreth 430 euro).
Dhe nëse dëshironit ta blinit, shpresojmë që ia keni dalë ta merrni me atë çmim pasi që tani nuk mundeni më.
Kjo ndodh sepse pajisja ka pësuar në heshtje një rritje të ndjeshme çmimi, duke arritur në shifrën e lartë prej 749 dollarësh (rreth 646 euro).
Kjo është 50% më shumë se çmimi i mëparshëm dhe, duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë thjesht për një telefon HTC të vitit 2024 me ngjyrë të artë dhe logon e Trump-it, le të themi se duhet të jeni vërtet një fans i madh i Trump-it për ta justifikuar këtë çmim të ri.
Për t’ua kujtuar, telefoni “Trump Mobile T1” ka një ekran AMOLED 6,78 inç me shpejtësi rifreskimi 120Hz, çipsetin Snapdragon 7 Gen 3, hapësirë ruajtëse 512GB, kamerë kryesore 50MP, kamerë ultra-të gjerë 8MP, kamerë telefoto 50MP me zmadhim optik 2x, kamerë selfie 50MP dhe bateri 5.000 mAh me mbështetje për karikim me kabllo 30W.
Pajisja funksionon me sistemin Android 15 dhe nuk është folur aspak për përditësime softuerike, ndaj me gjasë duhet të supozoni se nuk do të ketë të tilla. /Telegrafi/






