Kur pedalon në rrugë të traktorit nuk dëgjohet vetëm zëri i gurëve që zihen nën goma dhe disa nga ta shpërndahen përskaj saj shhhhhhh, ngërc tak. Dëgjohet edhe një hummmm i motorit të vogël të bicikletës elekrike. Me një mikro zë dhe pamje elegante bicikleta elektrike është një zgjedhje e mirë që mundëson një grupi më të madh të njerëzve të shijojnë bjeshkët duke mbrojtur ambientin nga shkatërrimi që i bëjnë motoçikletat dhe nga zhurma e tyre.
Bjeshkët e Nemuna janë një zgjidhje e mirë për këtë punë. Ato janë goxha të thepisura me ndryshim të shpejtë të lartësisë që i bënë të papërshtatshme për biçikletë të zakonshme për shumicën e popullatës, dhe ofrojnë disa nga pamjet më spektakulare të bjeshkëve në botë.
Në një udhëtim disa ditorë ekipi i Balkan Natural Adventure, me udhëheqjen e guidave lokale dhe dijeninë e ekspertëve ndërkombtar ka filluar eksplorimin profesional të këtyre rutave. Në një projekt të financuar nga Qeveria Suedeze nën menaxhim të Swisscontact dhe implementin të Balkan Natural Aventure, janë gjetur zgjidhjet më të mira për këtë sport. Të gjtha shënimet janë të mbledhura në ebikingbalkans.com.
Për secilin që është entuziast apo ata që kanë pak përvojë më së miri është të fillohet në qytetin e Pejës me shtigjet e afërta. Rruga drejt Livadhit të Sakes dhe vizita të Horomoçat është e shkurtë por të jep një vizion se si duken rrugët dhe çka do të të presë në udhëtimin në bjeshkë në një dozë të vogël. Kalim nëpër pyll ku degët kohë pas kohe të “ledhatojnë krahun”, lëshim në teposhte të mëdha, rrëshqitje në zallë, ecje në këmbë ku gurret pamundësojnë ngasjen. Një potpuri e terreneve në një ngasje për rreth 1 orë.

Edhe pse kjo mund të duket lehtë, nëse nuk e dini ku po shkoni, mos u mashtroni se jeni ekspert. Për Ebiking në Bjeshkët e Nemuna duhet ekspertizë dhe qëndrueshmëri. Autori i këtij shkrimi ka thyer këmbën pasi lodhja ka ulur koncentrimin. Mounting biking elektrik apo jo elektrik është më teknik se skijimi.
Edhe pse ky nuk është shteg Peaks of the Balkans kalon nëpër Bjeshkët e Nemuna duke u munduar të evitojë rrugët këmbësore. I tërë shtegu është rreth 230 kilometra dhe afër 9,600 metra ngjitje në gjashtë ditë pedalim mes Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, mbi rrugë ushtarake të harruara, gjurmë 4×4 dhe — më së shumti — singletrack në faqe të hapura malore. Ndihma e motorit është ajo që e bën këtë itinerar të arritshëm për një çiklist mesatar.
Për 45.5 km pedalim me një ngjitje prej +1,865 m me majën më të lartë prej 2,194 m. udhëtimi fillon nëpër rrugë zhavorri mes pishave të larta të Deçanit, kalon kah Bjeshka e Belegut në Mal të Zi dhe vazhdon nëpër kreshta e livadhe deri te Liqeni i Hridit — vendi ku ndalesh më gjatë seç ke menduar.
Në ditën e ardhshme udhëtimi vazhdon te Maja e Visitorit. 40.5 km pedalim, +1,804 m ngjitje duke arritur majen 2,196 m. Rruga fillon si rrugë zhavorri nëpër pyll të dendur që të mban në hije, pastaj bëhet më e egër: singletrack nëpër fusha të hapura me lule, deri te liqeni dhe maja. Këtu je jashtë shtigjeve të njohura ndërkombëtarisht dhe rrallë takon dikë. Në gusht fushat janë plot boronica. Për shkak të bimësisë që del mbi shteg në këtë pjesë është mirë të kesh mbrojtje të këmbëve pasi shtegu është mjaft i mbuluar.
Në ditën e ardhshme me 31.3 km pedalim +1,386 m ngjitje dhe maje 2,005 m. kalohet në rrugë zhavorri që gjarpëron lart mbi Plavë, me qytetin e malet që hapen pas shpine dhe, në qershor e korrik, me dredhëza të egra anës rrugës që janë më të shishme dhe më të shëndetshme se secili Energy Gel. Rruga e zhavorrit të çon te fshati më i lartë baritor i rajonit dhe pastaj në Shqipëri. Nga kreshta duket Maja e Taljankës, maje që do të vizitohet nesër. Ndërsa dita mbyllet me singletrack shkëmbor, një zbritje të shpejtë nëpër fshatra dhe një përvojë të mishit të mirë te Gueshouse Vuçetaj në Vuthaj.
Në vazhdim, Gërbaja ndoshta pamja më e bukur e Bjeshkëve të nemuna, me 39.9 km pedalim, 1,482 m ngjitje dhe arritje të majës 1,875 m rruga fillon në asfalt nga Vuthajt në Guci e deri te Gërbaja, pastaj një rrugë zhavorri e ndërtuar nga ushtria, që ngjitet te një post kufitar i kohës së Luftës së Ftohtë; pylli lëshon vend shkëmbit. Prej poshtit vazhdon singletrack deri te Taljanka gjithnjë përpara syve, deri te Qafa e Taljankës dhe Maja e Canit. Kthimi bëhet nga i njëjti shteg ose, për të fortët, nga shtegu këmbësor. Lëshimi nga shtegu këmbësorë është vetëm për superprofesionistët pasi është shumë i rezikshëm.
Kthimi në Kosovë te Bjeshka e Gacaferit bëhet në ditën e ardhshme me 29.8 km pedalim, 1,675 metra ngjitje dhe maje 2,238 m lartësi. Rruga fillon me një transfer të vogël deri te kufiri shqiptar, pastaj në një rrugë të dikurshme ushtarake. Nga pylli dilet në terren të hapur dhe kap singletrack-un përgjatë faqes perëndimore të malit që ndan Kosovën nga Mali i Zi e pastaj nga Shqipëria — thuajse gjithë dita në faqe të zbuluar, me majat përreth të shtrira si në hartë. Shtegu kalon pranë majes së trekufirit ku takohen tri shtete, dhe shikon poshtë mbi Dobërdol. Mbyllet te Guesthouse Gacaferi një bujtinë familjare e njohur për ushqimin dhe mikpritjen. Në këtë zonë kjo është bujtina e vetme që ka kapacitet të ofrojë energji të mjaftueshme elektrike për të mbushiur bicikletat.
Për të përfunduar nga Gacaferi pedalohet për 42.8 km, me ngjitje +1,365 m dhe maje maja 2,186 m. Jugperëndim, paralel me kufirin shqiptar: fillimisht shteg i gjerë, pastaj singletrack nëpër pyll të përzier dhe bjeshkë të hapur. Malet bien poshtë drejt Rrafshit të Dukagjinit përderisa Gjeravica ngrihet në lindje. Dita në bjeshkë mbyllet te posti i dikurshëm kufitar i Koshares, i mbajtur nga ushtria serbe derisa u mor nga forcat e UÇK-së në vitin 1999 dhe i goditur më vonë nga NATO-ja në atë që është përshkruar si zjarr miqësor.
Ky udhëtim mbyllet me përvojen unike të Koshares ndoshta një nga betejat më të suksesshme të UÇK-së. Një luftë që mundësoi të kënaqem me këto bjeshkë në këtë kohe paqeje. Falëmnderes UÇK!





