Aksident në rrugën Veles-Shtip, ndërron jetë një person

Rajon

Një 46-vjeçar banor i Kumanovës humbi jetën në një aksident në rrugën Veles-Shtip. Sipas informacioneve fillestare, ai po drejtonte një makinë Skoda Fabia, e cila për arsye të panjohura në këtë kohë doli nga rruga. Shoferi vdiq në vendin e aksidentit nga plagët e marra. Me urdhër të autoriteteve kompetente, trupi i të ndjerit është […]

Madhësia e shkronjave

Një 46-vjeçar banor i Kumanovës humbi jetën në një aksident në rrugën Veles-Shtip.

Sipas informacioneve fillestare, ai po drejtonte një makinë Skoda Fabia, e cila për arsye të panjohura në këtë kohë doli nga rruga. Shoferi vdiq në vendin e aksidentit nga plagët e marra.

Me urdhër të autoriteteve kompetente, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Në vendin e aksidentit është kryer inspektimi dhe institucionet kompetente po përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Më shumë detaje priten pas përfundimit të hetimit.