Barcelona duket se ka nisur të marrë menjëherë frytet e investimit të madh për Anthony Gordon, i cili në vetëm pak javë te klubi katalunas ka arritur të bindë edhe skeptikët.
Barcelona në maj arriti marrëveshje me Newcastle United për transferimin e anglezit për rreth 80 milionë euro, një lëvizje që në atë kohë ngriti jo pak pikëpyetje.
Gordon, megjithatë, ka dhënë përgjigjen më të mirë në fushë. 25-vjeçari ka pasur një start të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe paraqitjet e tij kanë ndikuar edhe në rritjen e vlerës së tij në treg.

Fillimisht, Barcelona pritej të transferonte Marcus Rashfordin si përforcim në krahun e majtë, pas huazimit të suksesshëm të anglezit nga Manchester United sezonin e kaluar.
Në marrëveshjen e Rashfordit ishte përfshirë edhe një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, por Barcelona vendosi të mos e aktivizonte dhe në vend të tij investoi shumë më tepër për Gordonin.
Vendimi shkaktoi skepticizëm te një pjesë e tifozëve, por anglezi nuk ka pasur nevojë për shumë kohë për t’i bindur ata.
Në katër paraqitjet e para në La Liga, Gordon ka dhuruar pesë asistime, ndërsa debutimin në Ligën e Kampionëve e bëri si zëvendësues në pjesën e dytë të fitores 5-1 ndaj Feyenoordit.
Forma e tij e shkëlqyer ka bërë që edhe vlera e kartonit të tij të rritet.
Sipas vlerësimit të fundit të CIES Football Observatory, Gordon tani vlerësohet rreth 90 milionë euro, duke regjistruar një rritje prej afërsisht 10 milionë eurosh krahasuar me shumën që Barcelona pagoi për të./Telegrafi/





