Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, nevojën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit politik e institucional.

Hamza ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së se Kosova ka nevojë për një Kuvend funksional dhe për rikthimin e rendit kushtetues e demokratik.
Ai ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke kritikuar veprimet e partisë së parë, të cilat, sipas tij, kanë prodhuar shkelje kushtetuese dhe kanë thelluar krizën institucionale.
Kreu i PDK-së ka deklaruar se bllokada duhet të marrë fund dhe se përgjegjësia për krijimin e institucioneve duhet të ushtrohet pa vonesa të tjera, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe procedurat parlamentare.





