Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri vijon trendin rritës.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë arriti në 92,150 lekë, duke u rritur me 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por rritja nuk është e njëjtë në të gjithë ekonominë. Ndërtimi vijon të kryesojë për ritmin e rritjes së pagave, me 22.1% ndërsa rritja më e ulët është shënuar në aktivitetin “Arte, argëtim dhe çlodhje, si dhe aktivitete të tjera shërbimi”, prej 6,4 %. Por pagat më të alrta sipas aktiviteteve mbetet në institucionet Financiare dhe të Sigurimit dhe informacioni dhe komunikimi.
Ndalur sipas profesioneve me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë me pagë mesatare 141.168 lekë ndërsa për specialistët me arsim të lartë paga mesatare ka arritur në 119.152 lekë.
Por shpërndarja e të punësuarve vijon të mbetet e përqendruar në skajet e intervaleve të pagave.
Paga mesatare në Shqipëri ka kaluar 92 mijë lekë në muaj, por kjo shifër nuk tregon të gjithë panoramën e tregut të punës. Në njërin skaj, më shumë se një në katër punonjës paguhet me minimumin prej 50 mijë lekësh ndërsa në anën tjetër, 17.1% marrin mbi 120 mijë lekë në muaj. Një treg pagash që po shfaq gjithnjë e më shumë diferenca mes punonjësve.
Por ndërsa pagat shënojnë rritje, punësimi nga ana tjetër ka shënuar një ngadalësim. Si tregues shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç arriti në 58,3 % krahasuar me një vit më parë rezulton me nëj rënie prej 0.1%.
Paralelisht papunësia ka zbritur në 8.3%, 0.3 pikë përqindje më pak se një vit më parë. Sipas INSTAT numri i personave në punësim në tremujorin e dytë 2026 vlerësohet në 1 milion 159 mijë persona. Ndryshimet sipas sektorëve tregojnë se dobësimi vjetor i punësimit është më i theksuar në bujqësi dhe industri, ndërsa edhe shërbimet kanë shënuar një tkurrje vjetore.
Tabloja e tremujorit të dytë na shfaqet dyfishtë, nga njëra anë pagat po rriten me ritme të ndjeshme ndërkohë që papunësia po ulet, por diferenca mes niveleve të pagave dhe mungesës së punonjësve po bëhet gjithnjë e më dukshme./Top Channel






