Kujtim Shala u propozua për nënkryetar, Kërçeli: Refuzoi bashkëpunimin me Kurtin e tash kërkon votat e LVV-së

Nacionale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka kritikuar deputetin e LDK-së, Kujtim Shala, lidhur me kandidaturën e tij të pritshme për nënkryetar të Kuvendit. Kërçeli ka rikujtuar deklarimet e mëhershme të Shalës lidhur me qëndrimin ndaj bashkëpunimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. “Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka kritikuar deputetin e LDK-së, Kujtim Shala, lidhur me kandidaturën e tij të pritshme për nënkryetar të Kuvendit.

Kërçeli ka rikujtuar deklarimet e mëhershme të Shalës lidhur me qëndrimin ndaj bashkëpunimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për t’u bërë nënkryetar”, ka shkruar Kërçeli.

Ai ka vënë në pikëpyetje mbështetjen që Shala pret nga deputetët e LVV-së.

“Prej kujt po kërkon votë tash?! Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!”, ka shkruar Kërçeli. /Telegrafi/