Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Nacionale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke e dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e njohur si “53-milionëshi”. Rasti ka të bëjë me pagesën shtesë prej 53.1 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën “Arbën […]

Madhësia e shkronjave

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke e dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Rasti ka të bëjë me pagesën shtesë prej 53.1 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Përveç Lekajt, në këtë proces gjyqësor akuzohen edhe Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Çështja ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e parë dhe kishte urdhëruar shqyrtimin e rastit nga fillimi.

Me aktgjykimin e sotëm, gjykata ka marrë vendim të ri lidhur me përgjegjësinë penale të të akuzuarve në këtë rast. /Telegrafi/