LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Nacionale

Sot, në orën 11:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Siç ka mësuar Telegrafi, Lëvizja Vetëvendosje pritet ta nominojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit. Ndërkohë, ende nuk dihet se cilët do të jenë kandidatët për nënkryetarë […]

Madhësia e shkronjave

Sot, në orën 11:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Siç ka mësuar Telegrafi, Lëvizja Vetëvendosje pritet ta nominojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit.

Ndërkohë, ende nuk dihet se cilët do të jenë kandidatët për nënkryetarë nga PDK-ja dhe LDK-ja, pasi këto dy parti kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në seancë.

Se si do të zhvillohet procesi i votimit dhe cili do të jetë qëndrimi i PDK-së, LDK-së dhe partive të tjera ndaj kandidaturës së Haxhiut, pritet të qartësohet gjatë seancës.

Telegrafi do ta mbulojë drejtpërdrejt seancën konstituive, duke raportuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet. Seanca do t’i vazhdojë punimet nga ora 11:00. Seanca konstituive e Legjislaturës XI nisi më 6 gusht 2026, por nuk u përmbyll.

Deputetët ka dhënë betimin, ndërsa procesi mbeti pa përfunduar pasi Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka fituar zgjedhjet nuk prezantoi kandidatin për kryeparlamentar.

Telegrafi.com do të raportojë në kohë reale për të gjitha zhvillimet nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës./Telegrafi/.