Vëllai i Mbappes u ndëshkua me të kuq në Ligën e Kampionëve, pas gjestit të pahijshëm

Sport

Lille dhe Real Betis luajtën në ndeshjen e raundin e parë të ligës në Ligën e Kampionëve në Francë, me spanjollë që fituan me rezultat 2-3. Shënuesit e Lille ishin Ayase Ueda (12′) dhe Alexsandro (36′), ndërsa Marc Bartra (33′ dhe 49′) dhe Troy Parrott (53′) shënuan për mysafirët nga Spanja. Në minutën e 56-të, […]

Madhësia e shkronjave

Lille dhe Real Betis luajtën në ndeshjen e raundin e parë të ligës në Ligën e Kampionëve në Francë, me spanjollë që fituan me rezultat 2-3.

Shënuesit e Lille ishin Ayase Ueda (12′) dhe Alexsandro (36′), ndërsa Marc Bartra (33′ dhe 49′) dhe Troy Parrott (53′) shënuan për mysafirët nga Spanja.

Në minutën e 56-të, me Betisin në epërsi, Lille mbeti me dhjetë lojtarë në fushë. Ethan Mbappe, sulmuesi anësor dhe vëllai më i vogël i Kylianit, mori një karton të kuq direkt.

Lojtari i Betisit u grind me Ethanin dhe më pas e preku në shpatull. Mbappe më pas e goditi me bërryl në kokë. Gjyqtari i ndeshjes, Georgi Kabakov, e pa videon dhe e përjashtoi francezin pa u mëndur dy herë me karton të kuq.

Ndryshe, Ethan luajti në radhët e të rinjve të AS Bondy dhe PSG, dhe në vitin 2024 ai u transferua te Lille si lojtar i lirë. Ai luajti për të rinjtë e klubit parisien, ndërsa Lille e ka futur gradualisht në ekipin e parë gjatë dy sezoneve të fundit.

Sezonin e kaluar ai pati 22 paraqitje, tre gola dhe një asistim, ndërsa sezonin aktual e nisi si lojtar i ekipit të parë. Ai u shfaq në të tre ndeshjet e kampionatit francez, dhe gjithashtu titullar kundër Betis, ku edhe asistoi në golin e parë. /Telegrafi/