Në kuadër të projektit EREA, shoqata e PePeKo (Përpunuesit e Pemëve dhe Perimeve të Kosovës) organizoi sot një ligjëratë edukative në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, në kuadër të fushatës “Toka Jonë, Shija Juaj”, me fokus në promovimin e produkteve bujqësore vendore dhe rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve lokalë.
Ligjërata u mbajt nga Isme Osmani,e Zyrtare e Projekteve e Shoqatës PePeKo, e cila bashkëbisedoi me nxënësit për vlerat e bujqësisë vendore, ushqimin e prodhuar në Kosovë dhe ndikimin që zgjedhjet e konsumatorëve kanë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

“Kur të rinjtë e kuptojnë vlerën e produkteve vendore, ata bëhen mbështetësit më të mirë të fermerëve dhe prodhuesve tanë. Edukimi është investimi më i rëndësishëm për një të ardhme ku zgjedhim me vetëdije atë që prodhohet në vendin tonë.” – Isme Osmani, Zyrtare e Projekteve, Shoqata Pepeko.
Aktiviteti është pjesë e serisë së ngjarjeve të organizuara në kuadër të fushatës “Toka Jonë, Shija Juaj”, e cila do të kulmojë me panairin e produkteve bujqësore vendore më 11 dhe 12 shtator 2026 në Prishtina Mall, ku qytetarët do të kenë mundësi të takojnë dhjetëra agrobiznese dhe të mbështesin prodhimin vendor.
Shoqata PePeKo falënderon drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit për mikpritjen dhe pjesëmarrjen aktive në këtë aktivitet edukativ.





