Bebe Rexha ka reaguar ndaj komenteve në rrjetet sociale për ndryshimet në trupin e saj, duke kritikuar veçanërisht burrat që komentojnë për gjoksin e saj.
Këngëtarja 37-vjeçare shkroi në X se gjoksi i saj është bërë më i madh dhe se nuk di çfarë të bëjë me të.

“Nuk di çfarë të bëj me gjoksin tim. Sapo është bërë shumë i madh dhe i urrej burrat heteroseksualë në komentet e mia që vijnë vetëm për këtë, por, nga ana tjetër, një vajzë prapë dëshiron të vishet seksi”.
Në një tjetër postim, Rexha foli për mënyrën se si gjykohen gratë me forma trupore më të plota kur veshin rroba të ngushta. “Më duket se kur vajzat me trupa të rrumbullakosur veshin diçka të ngushtë, ne automatikisht dukemi të ndyra”, shkroi ajo.
Rexha ka folur edhe më herët për ndryshimet në peshën e saj. Ajo ka treguar se shtimi në peshë lidhet me sindromën e vezoreve policistike (PCOS), por me humor ka shtuar edhe se ha “shumë bukë”.
Këngëtarja ka qenë prej vitesh e hapur për presionin që përjeton nga komentet mbi trupin e saj.
Në vitin 2023, ajo reagoi edhe ndaj diskutimeve në TikTok për peshën e saj, duke theksuar se njerëzit nuk duhet të komentojnë trupin e të tjerëve.
“Më pëlqen të ha, në rregull? Më pëlqen të ha”, ishte një nga deklaratat e saj në atë kohë. /Telegrafi/





