Sulmi ndaj kapitenit të Njësive Speciale, dy të arrestuarit janë djem të një polici

Nacionale

Dy persona janë prangosur sot, më 06.09.2026, në një qendër tregtare pas një incidenti ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti. Sipas Kallxo, dy personat e arrestuar, njëri 16 dhe tjetri mbi 20-vjeç, janë djem të një polici të Kosovës me mbiemrin Aliu, ndërsa incidenti lidhet me një parking. […]

Madhësia e shkronjave

Dy persona janë prangosur sot, më 06.09.2026, në një qendër tregtare pas një incidenti ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Sipas Kallxo, dy personat e arrestuar, njëri 16 dhe tjetri mbi 20-vjeç, janë djem të një polici të Kosovës me mbiemrin Aliu, ndërsa incidenti lidhet me një parking.

Sipas informacioneve të siguruara nga nëna e dy të arrestuarve, Hasene Aliu, kapiteni Ahmeti në kohën kur ka ndodhur incidenti ishte me gruan e tij dhe me fëmijët.

Në një bisedë të shkurtër për mediumin, gruaja e policit Aliu ka konfirmuar arrestimin e djemve të saj dhe ka treguar se ajo ishte dëshmitare e ngjarjes.

Sipas saj ngjarja ka nisur për një vendparking ndërsa ka eskaluar kur kanë nisur të shara.

Aliu ka rrëfyer se fillimisht është arrestuar djali I madh e më pas edhe djali tjetër i mitur.

Në ndërkohë në stacionin e Graçanicës Aliu ka rrëfyer se janë ftuar një togë e Njësisë Speciale dhe ata kanë ushtruar dhunë fizike brenda stacionit ndaj djalit të madh të saj.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.