Pa fitues në Gjilan, Drenica ia merr një pikë Dritës

Sport

Drita dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës. Drita pati disa mundësi të mira në pjesën e parë përmes Liridon Balajt dhe Arb Manajt, por pa arritur të gjejë rrugën drejt golit. Në pjesën e dytë, skuadra gjilanase rrezikoi sërish me Manajn dhe […]

Madhësia e shkronjave

Drita dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës.

Drita pati disa mundësi të mira në pjesën e parë përmes Liridon Balajt dhe Arb Manajt, por pa arritur të gjejë rrugën drejt golit.

Në pjesën e dytë, skuadra gjilanase rrezikoi sërish me Manajn dhe Abanzajn, mirëpo portieri i Drenicës ishte në vendin e duhur për t’i ndalur tentativat e tyre.

Edhe Drenica pati mundësinë për ta marrë fitoren. Kristi Kote depërtoi bukur përmes një sllallomi në mbrojtjen vendase, por nuk ishte i saktë në momentin e fundit për ta dërguar topin në rrjetë.

Kështu, dy skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë nga kjo përballje.

Drita tani ka shtatë pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar ndaj Prishtinës, ndërsa Drenica ka grumbulluar tri pikë pas katër javësh. /Telegrafi/