Surpriza e Schalkes, Bayern Munich nuk arrin të fitojë

Sport

Schalke ka marrë pikën e parë në këtë sezon të Bundesligës, duke i bërë ballë Bayern Munichut në një ndeshje që përfundoi pa fitues. Bayern Munich nuk arriti ta thyejë mbrojtjen e vendasve, pavarësisht se Vincent Kompany hodhi në fushë edhe Harry Kane, Jamal Musialan dhe Michael Olisen gjatë pjesës së dytë. Kampioni gjerman pati […]

Madhësia e shkronjave

Schalke ka marrë pikën e parë në këtë sezon të Bundesligës, duke i bërë ballë Bayern Munichut në një ndeshje që përfundoi pa fitues.

Bayern Munich nuk arriti ta thyejë mbrojtjen e vendasve, pavarësisht se Vincent Kompany hodhi në fushë edhe Harry Kane, Jamal Musialan dhe Michael Olisen gjatë pjesës së dytë.

Kampioni gjerman pati më shumë iniciativë, por nuk arriti të krijojë epërsinë e nevojshme për të marrë tri pikët.

Bayerni tentoi deri në fund të gjente golin e fitores, por Schalke u mbrojt mirë dhe arriti ta ruajë portën e paprekur.

Ky është një rezultat zhgënjyes për Bayern Munichun, i cili ndalet pas një starti të mirë të sezonit, ndërsa Schalke merr një pikë shumë të vlefshme. /Telegrafi/