Fati i buzëqeshi që në lojën e parë, gruaja fiton lotarinë

Life/Bizare

Një grua nga Karolina e Veriut ka fituar 325,758 dollarë pasi provoi për herë të parë një lojë online të lotarisë. Troywanee Davis nga Fayetteville tha se kishte nisur të luante vetëm kohët e fundit, pasi nëna e saj e kishte mësuar. Davis provoi për herë të parë lojën dhe fitoi jackpot-in prej 325,758 dollarësh. […]

Madhësia e shkronjave

Një grua nga Karolina e Veriut ka fituar 325,758 dollarë pasi provoi për herë të parë një lojë online të lotarisë.

Troywanee Davis nga Fayetteville tha se kishte nisur të luante vetëm kohët e fundit, pasi nëna e saj e kishte mësuar.

Davis provoi për herë të parë lojën dhe fitoi jackpot-in prej 325,758 dollarësh.

“Mbeta pa fjalë. Besoj se thjesht pata fat”, tha ajo.

Davis ka vendosur t’i ndajë paratë me nënën e saj, si falënderim që e prezantoi me lotarinë.

Pjesën e saj të fitimit ajo planifikon ta investojë dhe ta përdorë për të financuar një biznes në fushën e kozmetologjisë.