Banesa shkrumbohet nga zjarri në Fier, pronarja pëson djegie të rënda

Nacionale

Një banesë është përfshirë nga zjarri dhe është dëmtuar rëndë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur banorët kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve në banesat përreth. Gjatë […]

Madhësia e shkronjave

Një banesë është përfshirë nga zjarri dhe është dëmtuar rëndë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur banorët kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesës, pronarja ka pësuar djegie të rënda. Ajo është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa për shkak të gjendjes së saj pritet të transferohet në Tiranë për mjekim të specializuar.

Nga zjarri, familja prej katër anëtarësh ka mbetur pa strehë, pasi banesa është dëmtuar rëndë.

Familjarët, të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike, kanë kërkuar ndihmë nga institucionet dhe qytetarët për të përballuar situatën dhe për të siguruar një strehim.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. /Tch/