Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, e ka mbështetur Lamine Yamal për të fituar Topin e Artë 2026, duke këmbëngulur se anësori i Barcelonës ishte lojtari më i rëndësishëm i ekipit të tij në Kupën e Botës 2026.
Yamal e ka vendosur veten si një nga lojtarët e rinj kryesorë në futbollin botëror dhe mbetet ndër pretendentët për çmimin më prestigjioz individual.
Trajneri i Spanjës e ka bërë të qartë preferencën e tij përpara ceremonisë, duke e mbështetur lojtarin e tij për të fituar çmimin pavarësisht debatit rreth performancave të Yamal në Kupën e Botës.
“Shumë do të thonë se ai nuk bëri asgjë në Kupën e Botës, por nëse i keni parë vërtet ndeshjet, e dini se ai ishte lojtari ynë më i rëndësishëm”.
“Unë besoj se Lamine Yamal duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit”, ka thënë De la Fuente.
Ceremonia e “Topit të Artë” të vitit 2026 do të zhvillohet në Londër më 26 tetor, kur do të shpallet fituesi i çmimit prestigjioz individual, ndërsa ndër pretendentë janë edhe Kylian Mbappe, Harry Kane, Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz. /Telegrafi/






