I shquar si mashkulli më seksi në botë, Jonathan Bailey shkëlqen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

Magazina

Jonathan Bailey tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku u shfaq me një pamje elegante, por njëkohësisht më të relaksuar, të firmosur nga shtëpia e modës Giorgio Armani. Aktori britanik, i cili vitin e kaluar u shpall nga revista People “burri më seksi në botë”, dëshmoi edhe një herë […]

Madhësia e shkronjave

Jonathan Bailey tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku u shfaq me një pamje elegante, por njëkohësisht më të relaksuar, të firmosur nga shtëpia e modës Giorgio Armani.

Aktori britanik, i cili vitin e kaluar u shpall nga revista People “burri më seksi në botë”, dëshmoi edhe një herë pse vitet e fundit është shndërruar në një prej emrave më të pëlqyer të Hollywood-it.

Bailey, i cili është ambasador global i parfumeve të Giorgio Armanit, për këtë paraqitje zgjodhi një smoking të zi nga marka prestigjioze italiane.

Ndërsa pjesa e sipërme e veshjes ruante elegancën klasike të një smoking-u tradicional, vëmendjen e morën veçanërisht pantallonat me prerje të gjerë, pothuajse në formë fuçie, të cilat i dhanë të gjithë kombinimit një pamje më moderne dhe të çlirët.

Aktori e kompletoi veshjen me një këmishë të bardhë me pala dhe një papion të zi prej kadifeje, ndërsa rreth qafës mbante një shall të gjatë të zi, gjithashtu prej kadifeje.

Pikërisht këto detaje e bënë paraqitjen e tij më interesante dhe e larguan nga versioni tradicional i smokingut që shihet shpesh në tapetet e kuqe.

Bailey pozoi para fotografëve edhe me syze dielli. Gjatë mbërritjes në festival, ai u shfaq në humor të mirë, duke buzëqeshur dhe përshëndetur të pranishmit.

Aktori është shndërruar vitet e fundit në një prej fytyrave më të njohura britanike në industrinë e filmit dhe televizionit, falë roleve në produksione të suksesshme si “Bridgerton”, “Fellow Travelers”, “Wicked” dhe “Jurassic World: Rebirth”.

Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë në fund të vitit 2025, kur revista People e shpalli “burrin më seksi në botë”.

Me këtë vlerësim, Bailey u bë gjithashtu burri i parë haptazi homoseksual që fitoi këtë titull. /Telegrafi/