Incident i ri në Gjermani – dy persona tentuan t’u vënë zjarrin dy kompanive të mbrojtjes në Mynih

Bota

Në Mynih janë arrestuar një 38-vjeçar dhe një 28-vjeçare, nën dyshimin se gjatë natës tentuan t’u vënë zjarrin ambienteve përpara selive të dy kompanive të mbrojtjes. Objektivat e sulmit ishin grupi teknologjik Rohde & Schwarz dhe prodhuesi gjerman i dronëve Helsing. Sipas informacioneve të para, dëmet janë minimale, shkruan Euronews. Policia u njoftua rreth mesnatës […]

Madhësia e shkronjave

Në Mynih janë arrestuar një 38-vjeçar dhe një 28-vjeçare, nën dyshimin se gjatë natës tentuan t’u vënë zjarrin ambienteve përpara selive të dy kompanive të mbrojtjes.

Objektivat e sulmit ishin grupi teknologjik Rohde & Schwarz dhe prodhuesi gjerman i dronëve Helsing.

Sipas informacioneve të para, dëmet janë minimale, shkruan Euronews.

Policia u njoftua rreth mesnatës nga një dëshmitar, i cili kishte parë një person që nga një veturë në lëvizje hidhte mjete ndezëse në drejtim të një kantieri. Hetuesit bëjnë të ditur se dy nga disa mjetet ndezëse u aktivizuan.

Patrulla policore që mbërriti shpejt në vendngjarje e shoi zjarrin, ndërsa u raportuan vetëm dëme të vogla materiale. Pak pas incidentit, policia arrestoi dy të dyshuarit.

Sipas informacioneve të transmetuesit publik gjerman Bayerischer Rundfunk, bëhet fjalë për shtetas bullgarë.

Kompania Rohde & Schwarz prodhon teknologji të sigurisë dhe komunikimit për institucionet shtetërore dhe ushtrinë, ndërsa Helsing merret me prodhimin e dronëve për operacione ushtarake.

Detajet mbi motivin dhe prapaskenën e sulmit ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/