Karateistja jonë, Fortesa Orana është vetëm një fitore larg medaljes në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’, pasi është kualifikuar në gjysmëfinale.
Po vazhdon sot dita e dytë e garave të karatesë në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.
Karateistja jonë, Fortesa Orana e ka nisur mbarë garimin në kategorinë +68 kg, duke mundur Chaina Oudira të Algjerisë dhe sllovenen, Zala Maria Zibret.
Kështu, karateistja gjilanase u kualifikua në gjysmëfinale dhe është një fitore larg medaljes.
Ndërkohë, dy garuesit tjerë, Benjamin Shabani e Jakup Ajdari nuk arritën të vazhdojnë garën për medalje.
Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, Islam Selmani fitoi medaljen e artë në karate. /Telegrafi/






