Ish-kryeministri britanik Keir Starmer, i cili dha dorëheqjen në muajin korrik, ka deklaruar se do të heqë dorë nga mandati i deputetit në Parlamentin britanik.
Ai pritet të angazhohet në “çështje të rëndësishme ndërkombëtare”.
Starmer kishte deklaruar më herët se do të qëndronte deputet i Partisë Laburiste deri në zgjedhjet e ardhshme, por më pas ndryshoi mendje, raporton Reuters.
Gjatë kohës që ishte në krye të qeverisë britanike, politika e tij e jashtme u vlerësua.
Starmer bashkëpunoi ngushtë me presidentin francez Emmanuel Macron për krijimin e “Koalicionit të të Gatshmëve”, në mbështetje të Ukrainës.
Ai gjithashtu rivendosi marrëdhëniet me Kinën, njohu shtetin palestinez dhe pati rezultate të ndryshme në përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump. /Telegrafi/






