“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë

Nacionale

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të mbajë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protesta do të nisë në ora 11:00, ndërsa ditë më parë u tha se kjo protestë mbahet për të kundërshtuar ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale. Kryetari i Asociacionit të Komunave […]

Madhësia e shkronjave

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të mbajë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protesta do të nisë në ora 11:00, ndërsa ditë më parë u tha se kjo protestë mbahet për të kundërshtuar ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se protesta do të mbahet në orën 11:00 dhe do të jetë paqësore, jopartiake dhe me karakter institucional.