Ka filluar rigjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtine ndaj të akuzuarit Endrit Nika i cili ngarkohet per vrasjen e të dashurës së tij argjentinase.
Ky rast pati ndodhur në vitin 2023, në Fushë Kosovë.

Në lidhje me të, Nika ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 18 vjet burgim për “vrasje të rëndë”.
Paraprakisht, ky ishte deklaruar i pafajshëm, raporton Kp.
Rasti është kthyer në rigjykim pasi kështu vendosi Gjykata e Apelit, e cila e kishte pranuar kërkesën e mbrojtjes për ta kthyer rastin në rigjykim.
Prokuror i këtij rasti është Armend Hamiti.
Në seancën që nisi sot ishin të pranishëm, me videolidhje, edhe familjarët e viktimës.
I akuzuari Nika është duke u përfaqësuar nga mbrojtësi Tomë Gashi.





