Messi pati një tjetër natë për t’u mbajtur mend, “shkatërroi” Montrealin me katër gola

Sport

Lionel Messi ka dhuruar edhe një tjetër paraqitje spektakolare me fanellën e Inter Miamit, duke qenë protagonist absolut në fitoren e thellë 7-1 ndaj Montrealit në kuadër të MLS-së. Ylli argjentinas realizoi plot katër gola dhe regjistroi edhe një asistim, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një prej fitoreve më bindëse të sezonit. Inter Miami […]

Madhësia e shkronjave

Lionel Messi ka dhuruar edhe një tjetër paraqitje spektakolare me fanellën e Inter Miamit, duke qenë protagonist absolut në fitoren e thellë 7-1 ndaj Montrealit në kuadër të MLS-së.

Ylli argjentinas realizoi plot katër gola dhe regjistroi edhe një asistim, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një prej fitoreve më bindëse të sezonit.

Inter Miami e nisi takimin në vështirësi, pavarësisht se kaloi në epërsi në minutën e 20-të përmes Casemiros. Montreali reagoi shpejt dhe barazoi vetëm shtatë minuta më vonë me Herbers.

Megjithatë, në minutën e 40-të, Messi riktheu epërsinë për skuadrën vendase. Argjentinasi ekzekutoi një goditje të lirë nga krahu i djathtë, ndërsa topi u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë.

Messi e nisi spektaklin e tij edhe më fuqishëm në pjesën e dytë. Në minutën e 52-të, ai depërtoi në zonë, dribloi mbrojtjen kundërshtare dhe realizoi për 3-1.

Në minutën e 80-të, 39-vjeçari u shndërrua në asistues, duke i dhënë mundësinë Luis Suarezit të shënonte për 4-1.

Vetëm tri minuta më vonë, Messi kompletoi het-trikun, duke e paraboluar portierin e Montrealit dhe duke e çuar rezultatin në 5-1.

Alexander Shaw shënoi për 6-1 në minutën e 89-të, ndërsa në minutën e gjashtë të kohës shtesë Messi vulosi rezultatin përfundimtar 7-1, duke kompletuar një natë të jashtëzakonshme personale.

Ky ishte vetëm rasti i shtatë në karrierën e tij që Messi shënon katër gola në një ndeshje.

Për më tepër, argjentinasi ka realizuar edhe dy herë nga pesë gola në një takim, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej golashënuesve më të mëdhenj në historinë e futbollit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com