Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Inter D’Escaldes dhe Dritës, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës.
Drita në 45 minutat e para ishte më e fokusuar në organizimin defensiv, duke mos lejuar kundërshtarin të krijojë raste të rrezikshme para portës së Malokut.

Në anën tjetër, gjilanasit, edhe pse po luajnë me dy sulmues, nuk arritën të krijojnë ndonjë mundësi të pastër shënimi.
Pjesa e parë u karakterizua edhe nga disa momente tensioni dhe ndërhyrje të ashpra, ku u ndëshkuan me karton të verdhë David Lopez te Inter D’Escaldes dhe Albert Dabiqaj te Drita.
Pas 45 minutave, rezultati mbetet 0-0, ndërsa Drita kërkon kualifikimin pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/





