“Do të kisha preferuar një trajner holandez”, legjenda e madhe holandeze kundër emërimit të Xavit

Sport

Një futbollist i shquar holandez dhe tre herë fitues i Topit të Artë, Marco van Basten, është skeptik ndaj emërimit të Xavit si trajner i Kombëtares së Holandës. Ish-trajneri i Barcelonës mori drejtimin e ekipit kombëtar të Holandës pas Kupës së Botës 2026, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030. Megjithatë, legjenda holandeze, Van […]

Madhësia e shkronjave

Një futbollist i shquar holandez dhe tre herë fitues i Topit të Artë, Marco van Basten, është skeptik ndaj emërimit të Xavit si trajner i Kombëtares së Holandës.

Ish-trajneri i Barcelonës mori drejtimin e ekipit kombëtar të Holandës pas Kupës së Botës 2026, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030.

Megjithatë, legjenda holandeze, Van Basten është treguar skeptik me emërimin e tij, duke thënë se do të donte një vendas si përzgjedhës të “Tulipanëve”.

“Personalisht, do të kisha preferuar një trajner holandez. Në fund të fundit, besoj se duhet të zhvillojmë [trajnerë] këtu në Holandë. Megjithatë, ai ishte një lojtar i shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Van Basten.

“Sidoqoftë, ky është vetëm mendimi im personal. Nëse ne në Holandë nuk mund të gjejmë një trajner vendas për ekipin kombëtar, atëherë mendoj se diçka ka shkuar keq”.

Kur u pyet nëse do të kishte dashur të punonte me ekipin kombëtar, Van Basten u përgjigj: “Jo, absolutisht jo. Jam larguar plotësisht nga futbolli. Po kaloj te gjëra të tjera. I shikoj të gjitha këto nga jashtë, por në përgjithësi, nuk më intereson shumë”. /Telegrafi/