Al-Hilal avancon bisedimet për Gabriel Martinellin

Sport

Al-Hilal ka intensifikuar negociatat me Arsenalin për transferimin e sulmuesit brazilian Gabriel Martinelli. Sipas ekspertit të transferimeve Ben Jacobs, klubi saudit është optimist se së shpejti mund të arrijë marrëveshje me Arsenalin për 25-vjeçarin. Oferta më e fundit e Al-Hilalit kap vlerën e 55 milionë eurove, me edhe 4 milionë euro të tjera në formë […]

Madhësia e shkronjave

Al-Hilal ka intensifikuar negociatat me Arsenalin për transferimin e sulmuesit brazilian Gabriel Martinelli.

Sipas ekspertit të transferimeve Ben Jacobs, klubi saudit është optimist se së shpejti mund të arrijë marrëveshje me Arsenalin për 25-vjeçarin.

Oferta më e fundit e Al-Hilalit kap vlerën e 55 milionë eurove, me edhe 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh të mundshme.

Palët po vazhdojnë diskutimet rreth strukturës së marrëveshjes, ndërsa Al-Hilal po punon gjithashtu për të arritur marrëveshje me Martinellin për kushtet personale të kontratës.

Braziliani raportohet se është i hapur për një transferim në Arabinë Saudite, pasi edhe më herët kishte marrë interes nga klubet e këtij vendi.

Nga ana tjetër, Arsenali kërkon një paketë më të madhe financiare, rreth 60 milionë euro, për të lejuar largimin e sulmuesit.

Martinelli iu bashkua Arsenalit në vitin 2019 nga Ituano dhe që atëherë ka zhvilluar 278 paraqitje, duke shënuar 62 gola për klubin londinez. /Telegrafi/