Jackie Apostel, e dashura e Cruz Beckham, ka ndarë disa fotografi nga pushimet verore me familjen Beckham në Itali.
Këngëtarja dhe modelja 30-vjeçare u shfaq me bikini portokalli, duke pozuar me disa limonë dhe duke shijuar atmosferën e pushimeve.

“Nganjëherë jeta të jep limonë”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit, ndërsa në një tjetër fotografi u shfaq me bikini blu pranë detit, shkruan DailyMail.
Jackie ndau gjithashtu një fotografi romantike me Cruz, teksa çifti pozonte së bashku në jahtin familjar.
Postimi i saj vjen në të njëjtën ditë kur Cruz publikoi EP-në e tij debutuese, “Wear & Tear”, me disa këngë që duket se përmbajnë referenca për familjen Beckham. /Telegrafi/





