Gazetari shqiptar Besnik Dizdari, i cili përfaqësoi Shqipërinë në votimin për Topin e Artë 2026, i ka renditur futbollistët sipas vlerësimit të tij për çmimin prestigjioz individual të France Football.
Sipas votave të publikuara në listën e siguruar, Lamine Yamal ishte zgjedhja e parë e Shqipërisë, duke marrë 15 pikë.
Në vendin e dytë u rendit Rodri me 12 pikë, ndërsa podiumin e plotësoi Ousmane Dembele me 10 pikë.
Kylian Mbappe u rendit i katërti me tetë pikë, i ndjekur nga Erling Haaland me shtatë pikë dhe Lionel Messi me pesë pikë.
Harry Kane, fituesi i çmimit sipas rezultateve të paraqitura, mori vetëm katër pikë nga votimi shqiptar, duke u renditur pas Yamalit, Rodrit, Dembeles, Mbappes, Haalandit dhe Messit.
Në listën e votave të Besnik Dizdarit figurojnë edhe Achraf Hakimi me tri pikë, Khvicha Kvaratskhelia me dy pikë dhe Fabian Ruiz me një pikë.
Përveç votimit për futbollistin më të mirë, Shqipëria ka përzgjedhur edhe emrat e saj në kategoritë e tjera: Unai Simon si portierin më të mirë, Luis De la Fuente si trajnerin më të mirë dhe Paris Saint-Germain si klubin më të mirë./Telegrafi/