Drenica ‘rrëmben’ barazimin në fund ndaj Malishevës

Sport

Drenica ka arritur të shmangë humbjen ndaj Malishevës, duke barazuar në minutat e fundit të ndeshjes me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës. Malisheva ishte në epërsi deri në minutat e fundit, por “kuqezinjtë” nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthehen në lojë në momentet vendimtare. Heroi i Drenicës […]

Madhësia e shkronjave

Drenica ka arritur të shmangë humbjen ndaj Malishevës, duke barazuar në minutat e fundit të ndeshjes me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Malisheva ishte në epërsi deri në minutat e fundit, por “kuqezinjtë” nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthehen në lojë në momentet vendimtare.

Heroi i Drenicës ishte Elvis Geci, i cili shënoi në minutën e parë të kohës shtesë për 1-1.

Geci përfitoi nga topi i kthyer prej shtyllës pas goditjes së Altin Vojvodës dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë, duke shkaktuar festë te skuadra mysafire.

Malisheva kishte kaluar në epërsi në minutën e 41-të përmes Xhemal Ibishit, i cili e kishte dërguar skuadrën e tij në pushim me avantazh.

Megjithatë, epërsia nuk mjaftoi për t’i siguruar tri pikët, pasi Drenica luftoi deri në fund dhe në momentet e fundit e gjeti golin e barazimit.

Me këtë rezultat, Malisheva shkon në kuotën e katër pikëve, ndërsa Drenica tashmë ka dy pikë pas dy xhirove. Drenicasit kishin barazuar edhe në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Dukagjinit./Telegrafi/