Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një fotografi emocionuese të gjyshes së tij, Hyre Thaçi, teksa ajo ndiqte në televizion intervistën e të birit nga Haga.
Krahas fotografisë, Endriti ka përcjellë një mesazh për babain e tij, duke vënë në pah mallin dhe pritjen e nënës për të takuar sërish të birin.
“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. Por, asnjë ekran nuk e zëvendëson as përqafimin mes tyre. Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB. I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak”.
Ndryshe, më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. /Telegrafi/






