Xhiro e dytë e Superligës së Kosovës nis me një ndeshje gjatë ditës së sotme

Sport

Sot (e premte) është në program për t’u zhvilluar një takim në kuadër të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës. Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me vetëm katër ndeshje, pasi përballja derbi mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për një datë tjetër. Xhiroja nis sot (e premte) me përballjen […]

Madhësia e shkronjave

Sot (e premte) është në program për t’u zhvilluar një takim në kuadër të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me vetëm katër ndeshje, pasi përballja derbi mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për një datë tjetër.

Xhiroja nis sot (e premte) me përballjen mes Malishevës dhe Drenicës, e cila pritet të zhvillohet nga ora 16:30 në stadiumin “Liman Gegaj”.

Vendasit vijnë në këtë takim pas një fitore të thellë 1-6 në udhëtim te Vushtrria dhe synojnë të vazhdojnë me fitore për të treguar forcën në këtë fillim kampionati.

Në anën tjetër, mysafirët kanë barazuar në ndeshjen e parë ndaj Dukagjinit dhe synojnë gjithashtu të marrin një tjetër rezultat pozitiv, sidomos në këtë udhëtim të vështirë.

Të shtunën, më 22 gusht janë në program dy ndeshje, teksa të dielën, më 23 gusht është një ndeshje për të kompletuar xhiron. /Telegrafi/