MPB: Mos i hapni mesazhet e rrejshme për kinse gjoba në trafik

Rajon

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron se qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme SMS me njoftime për kinse shkelje në trafik dhe gjoba që lidhen me sistemin “Safe City”. Sipas MPB-së, mesazhet përmbajnë link përmes të cilave qytetarëve u kërkohet të japin të dhënat personale ose bankare dhe të paguajnë një gjobë të pretenduar. […]

Madhësia e shkronjave

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron se qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme SMS me njoftime për kinse shkelje në trafik dhe gjoba që lidhen me sistemin “Safe City”.

Sipas MPB-së, mesazhet përmbajnë link përmes të cilave qytetarëve u kërkohet të japin të dhënat personale ose bankare dhe të paguajnë një gjobë të pretenduar. Kjo është përpjekje për mashtrim dhe mbledhje të dhënash të ndjeshme.

Ministria thekson se mesazhet zyrtare SMS për shkeljet dërgohen nga dërguesi “MVR-SC”. Mesazhi duhet të përfshijë targën e regjistrimit të automjetit, dhe lidhja zyrtare duhet të çojë në domenin safecountry.mvr.gov.mk.

Qytetarëve u kërkohet të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos japin numrat e kartave të pagesës, fjalëkalimet ose të dhëna të tjera personale nëse nuk janë të sigurt për vërtetësinë e mesazhit.

MPB rekomandon që çdo mesazh i dyshimtë të kontrollohet me kujdes, dhe çdo përpjekje e mundshme mashtrimi duhet të raportohet në institucionet kompetente.

Për më tepër, MPB kujton se mashtrime të tilla shpesh janë të dizajnuara të duken si njoftime zyrtare, në mënyrë që qytetarët të reagojnë shpejt dhe pa verifikim shtesë. Prandaj rekomandohet që gjithmonë të kontrolloni dërguesin, adresën e lidhjes dhe përmbajtjen e mesazhit përpara se të ndërmerrni ndonjë veprim.