Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia”, i Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit

Nacionale

Në Bibliotekën Qendrore të Kampusit UBT në Lipjan është promovuar libri i ri “Religjioni dhe mjekësia – Besimi, shëndeti, jeta dhe rruga e njeriut drejt së vërtetës”, me autor Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi. Në këtë ngjarje morën pjesë familjarë, miq, kolegë, profesorë, studentë, profesionistë të shëndetësisë, përfaqësues të jetës akademike e kulturore, si dhe […]

Madhësia e shkronjave

Në Bibliotekën Qendrore të Kampusit UBT në Lipjan është promovuar libri i ri “Religjioni dhe mjekësia – Besimi, shëndeti, jeta dhe rruga e njeriut drejt së vërtetës”, me autor Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi.

Në këtë ngjarje morën pjesë familjarë, miq, kolegë, profesorë, studentë, profesionistë të shëndetësisë, përfaqësues të jetës akademike e kulturore, si dhe të ftuar të tjerë.

Libri trajton raportin ndërmjet mjekësisë, besimit dhe dimensionit shpirtëror të njeriut.

Në të trajtohen çështje të rëndësishme që lidhen me marrëdhënien ndërmjet trupit dhe shpirtit, kuptimin e shëndetit dhe sëmundjes, fuqinë e besimit, shpresën, humanizmin dhe kërkimin e njeriut për paqe të brendshme.

Përmes kësaj vepre, autori synon të ndërtojë një urë ndërmjet mjekësisë dhe besimit, duke sjellë një qasje më të gjerë ndaj shëndetit dhe mirëqenies së njeriut.

Promovimi u zhvillua në një atmosferë akademike dhe kulturore, ku të pranishmit patën mundësi të njihen më nga afër me përmbajtjen, mesazhet dhe qëllimin e librit.

Vepra “Religjioni dhe mjekësia” sjell në vëmendje nevojën për një qasje njerëzore dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit, duke treguar për rëndësinë e besimit, shpresës dhe kujdesit për njeriun në tërësi.