John Stamos – aktori që u bë ikonë e televizionit, por kaloi një periudhë të vështirë pas kamerave

Magazina

John Stamos, i lindur më 19 gusht 1963, feston sot 63-vjetorin dhe gjatë më shumë se katër dekadave është bërë një nga figurat më të njohura të televizionit amerikan. Karrierën e nisi në fillim të viteve ’80 me serialin “General Hospital”, ku interpretoi Blackie Parrish. Megjithatë, roli që do t’i ndryshonte jetën erdhi në vitin […]

Madhësia e shkronjave

John Stamos, i lindur më 19 gusht 1963, feston sot 63-vjetorin dhe gjatë më shumë se katër dekadave është bërë një nga figurat më të njohura të televizionit amerikan.

Karrierën e nisi në fillim të viteve ’80 me serialin “General Hospital”, ku interpretoi Blackie Parrish.

Megjithatë, roli që do t’i ndryshonte jetën erdhi në vitin 1987, kur u bë pjesë e serialit të famshëm “Full House”, në rolin e Jesse Katsopolis.

Ai qëndroi në serial gjatë të tetë sezoneve dhe ky personazh mbetet ende roli për të cilin publiku e njeh më shumë.

Pas përfundimit të “Full House” në vitin 1995, Stamos vazhdoi karrierën me një sërë projektesh televizive, mes tyre “ER”, “Glee”, “Scream Queens” dhe “You”.

Përtej suksesit profesional, Stamos ka kaluar edhe periudha të vështira.

Në vitin 2015 u arrestua për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe më pas kërkoi ndihmë në rehabilitim.

Ai ka folur hapur për problemet me alkoolin dhe për momentin kur kuptoi se duhej të ndryshonte jetën.

Në jetën private, pas divorcit nga aktorja Rebecca Romijn, Stamos u martua me Caitlin McHugh në vitin 2018.

Po atë vit, në moshën 54-vjeçare, u bë baba për herë të parë, me lindjen e djalit të tyre, Billy.

Një tjetër dashuri e madhe e tij është muzika.

Ai është një fans i hershëm i The Beach Boys dhe prej vitit 1985 ka performuar herë pas here me grupin, madje është shfaqur edhe në videoklipin e hitit “Kokomo”.

Për kontributin e tij në industrinë e argëtimit, në vitin 2009 u nderua me një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’. /Telegrafi/