Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka siguruar një nominim të rëndësishëm në edicionin e këtij viti të MTV Video Music Awards (VMAs).
Rexha është nominuar në kategorinë “Best Dance” për këngën “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless. Kjo kategori rikthehet në VMAs për herë të parë pas shtatë vitesh dhe përballë Bebe Rexhës janë emra të mëdhenj të muzikës botërore.
Në garë për këtë çmim janë gjithashtu Harry Styles me “Aperture”, Lady Gaga dhe Doechii me “RUNWAY”, Madonna me “Confessions II – The Film”, PinkPantheress dhe Zara Larsson me “Stateside”, Slayyyter me “DANCE…” dhe Tate McRae me “Nobody’s Girl”.
Në krye të listës së nominimeve për VMAs 2026 është Madonna, e cila ka marrë plot 11 nominime, numri më i madh i nominimeve në karrierën e saj për këtë ceremoni. Pas saj renditet Taylor Swift me nëntë nominime, ndërsa Ariana Grande dhe Sabrina Carpenter kanë nga shtatë nominime.

Në kategorinë kryesore “Video of the Year” janë nominuar Ariana Grande me “hate that i made you love me”, Bruno Mars me “I Just Might”, GENER8ION me “STORM” me Yung Lean, Madonna me “Confessions II – The Film”, Sabrina Carpenter me “Tears” dhe Taylor Swift me “The Fate of Ophelia”.
Ndërkohë, për çmimin “Artist of the Year” garojnë Ariana Grande, Bruno Mars, Madonna, Morgan Wallen, Sabrina Carpenter dhe Taylor Swift.
Best New Artist (Artisti i ri më i mirë)
Best Collaboration (Bashkëpunimi më i mirë)
Best Pop (Kënga më e mirë e zhanrit Pop)
Best Hip-Hop (Kënga më e mirë e zhanrit Hip-Hop)
Best R&B (Kënga më e mirë e zhanrit R&B)
Best Alternative (Kënga më e mirë e zhanrit Alternative)
Best K-Pop (Kënga më e mirë e zhanrit K-Pop)
Best Country (Kënga më e mirë e zhanrit Country)
Edicioni i sivjetshëm zhvillohet në Los Angeles
Ceremonia e MTV Video Music Awards 2026 do të mbahet më 27 shtator, në Peacock Theatre në Los Angeles. Ky do të jetë rikthimi i VMAs në zonën e Los Angelesit për herë të parë që nga viti 2017.
Për Bebe Rexhën, ky nominim vjen pas një viti të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare, veçanërisht pas suksesit të “New Religion”, që tashmë i ka siguruar asaj një vend mes emrave më të mëdhenj të skenës muzikore që garojnë për një nga çmimet e rëndësishme të MTV-së.
“New Religion” përballë Madonna, Lady Gaga, Harry Styles e Tate McRae – Bebe Rexha synon çmimin “Best Dance”. /Telegrafi/





