“Jini të sjellshëm”, Blake Lively i kushton homazh Hayden Panettiere dhe Michelle Trachtenberg pas vdekjes së tyre

Magazina

Blake Lively ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes së Hayden Panettiere, duke kujtuar njëkohësisht edhe Michelle Trachtenberg. Aktorja 38-vjeçare u kërkoi fansave të tregojnë më shumë mirësi dhe të mos gjykojnë atë që të tjerët mund të jenë duke përjetuar në jetën e tyre. Në “Instagram Stories”, Lively publikoi një montazh me momente […]

Madhësia e shkronjave

Blake Lively ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes së Hayden Panettiere, duke kujtuar njëkohësisht edhe Michelle Trachtenberg.

Aktorja 38-vjeçare u kërkoi fansave të tregojnë më shumë mirësi dhe të mos gjykojnë atë që të tjerët mund të jenë duke përjetuar në jetën e tyre.

Në “Instagram Stories”, Lively publikoi një montazh me momente nga filmi i Disney-t Ice Princess, ku Panettiere dhe Trachtenberg luajtën së bashku në vitin 2005, shkruan DailyMail.

“Jini, të sjellshëm. Nuk e dini kurrë se çfarë po kalojnë të tjerët”, shkroi ajo, duke shtuar: “Faleminderit të dyja këtyre grave për gjithë gëzimin që u sollët kaq shumë njerëzve”.

Panettiere u nda nga jeta më 16 gusht 2026, në moshën 36-vjeçare, ndërsa Trachtenberg ndërroi jetë më 26 shkurt 2025, në moshën 39-vjeçare.

Dy aktoret kishin ndarë ekranin në Ice Princess, ndërsa Trachtenberg dhe Lively kishin punuar së bashku edhe në serialin e njohur Gossip Girl.

Pas vdekjes së Trachtenberg, Lively kishte ndarë një tjetër homazh emocional për kolegen e saj, duke kujtuar takimin e tyre të parë në sheshxhirimin e Gossip Girl dhe duke e përshkruar atë si një person jashtëzakonisht besnik, të sjellshëm dhe të ndjeshëm.

Në Ice Princess, Trachtenberg interpretoi Casey Carlyle, ndërsa Panettiere luajti Gen Harwood.

Filmi i vitit 2005 rrëfen historinë e një vajze të re që zbulon pasionin për patinazhin artistik dhe përballet me rivalitetin, por edhe miqësinë, në botën e këtij sporti. /Telegrafi/