Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka mohuar pretendimet se Barcelona po bën lëvizje për sulmuesin e Arsenalit, Viktor Gyokeres, duke këmbëngulur se aktualisht nuk ka asnjë bazë në raportet që e lidhin suedezin me një largim tronditës.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një interesim të Barcelonës për Gyokers si alternativë e Julian Alvarez, por këto lajme janë përgënjeshtruar tashmë.
“Nuk ka asnjë konfirmim për ndonjë operacion për Gyokeresin që ka filluar. Nuk ka asgjë konkrete që po zhvillohet, asnjë bisedë, asnjë negociatë, asnjë diskutim”, tha Romano në kanalin e tij në YouTube, duke kundërshtuar pretendimet e mëparshme nga El Chiringuito se Barcelona do të bënte transferimin e saj brenda pak orësh.
Ai shtoi se Mikel Arteta mbetet plotësisht në mbështetje të sulmuesit: “Arsenali është i bindur se sezoni i dytë në Ligën Premier do të jetë ndryshe. Arsenali është shumë optimist për Gyokeres”.
Ndryshe, Gyokeres arriti të shënojë 21 gola në 55 paraqitje gjatë sezonit të tij debutues pas transferimit të tij prej rreth 70 milionë eurosh nga Sporting Lisbona, megjithëse performancat e tij të përgjithshme u kritikuan herë pas here. /Telegrafi/






