Milani synon goditjen e madhe nga Real Madridi, pronari i klubit ndërhyn personalisht në negociata

Sport

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka ndërmarrë një hap konkret për transferimin e një prej talenteve më të mëdha të Real Madridit. Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, Cardinale ka kontaktuar personalisht rrethin e afërt të sulmuesit brazilian për të diskutuar mundësinë e një huazimi gjatë kësaj vere. Sulmuesi brazilian po përballet me një […]

Madhësia e shkronjave

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka ndërmarrë një hap konkret për transferimin e një prej talenteve më të mëdha të Real Madridit.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, Cardinale ka kontaktuar personalisht rrethin e afërt të sulmuesit brazilian për të diskutuar mundësinë e një huazimi gjatë kësaj vere.

Sulmuesi brazilian po përballet me një situatë të komplikuar në Madrid. Pas ardhjes së Carlo Espis, mundësitë e tij për të pasur minuta të rregullta në skuadrën e parë duken të kufizuara, çka ka bërë që e ardhmja e tij të vihet në pikëpyetje.

Megjithatë, Real Madridi nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin gjatë këtij afati kalimtar. Klubi madrilen vazhdon ta konsiderojë atë pjesë të projektit të së ardhmes dhe nuk dëshiron të heqë dorë përfundimisht nga kartoni i tij.

Kjo situatë ka bërë që Milani të shqyrtojë një tjetër mundësi, pra, huazimin.

“Rossonerët” po e monitorojnë nga afër situatën dhe janë të gatshëm të presin deri në ditët e fundit të afatit kalimtar, me shpresën se qëndrimi i Real Madridit mund të ndryshojë.

Kontakti i drejtpërdrejtë i Gerry Cardinales me rrethin e lojtarit tregon se Milani e sheh seriozisht mundësinë për ta sjellë atë në ‘San Siro’.

Një huazim do t’i jepte lojtarit mundësinë për të luajtur më rregullisht, ndërsa Milani do të siguronte një përforcim të rëndësishëm në repartin ofensiv pa pasur nevojë për një transferim të përhershëm.

Në të njëjtën kohë, Milani po punon edhe për lëvizje të tjera në sulm.

Pasi ka transferuar Goncalo Ramosin në një marrëveshje rekord për klubin dhe me Santiago Gimenezin që pritet të transferohet te Porto, ardhja e talentit brazilian do të mund t’i jepte skuadrës së Ruben Amorimit një tjetër opsion të rëndësishëm në repartin ofensiv./Telegrafi/