Harry Bajraktari: Në Bordin e Paqes, Kosovës i erdhën nëntë njohje de facto, Trumpi të ndërmjetësojë për t’i zyrtarizuar

Nacionale

<div><div><img width="350" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816645-harry-bajraktari-ne-bordin-e-paqes-kosoves-i-erdhen-nente-njohje-de-facto-trumpi-te-n69763d165b254.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="harry-bajraktari:-ne-bordin-e-paqes,-kosoves-i-erdhen-nente-njohje-de-facto,-trumpi-te-ndermjetesoje-per-t’i-zyrtarizuar" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="350" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816645-harry-bajraktari-ne-bordin-e-paqes-kosoves-i-erdhen-nente-njohje-de-facto-trumpi-te-n69763d165b254.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="harry-bajraktari:-ne-bordin-e-paqes,-kosoves-i-erdhen-nente-njohje-de-facto,-trumpi-te-ndermjetesoje-per-t’i-zyrtarizuar" loading="lazy"></p>Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka shkruar për “nëntë njohje de facto për Kosovën”, duke theksuar pjesëmarrjen e Kosovës me shtetet e tjera mosnjohëse në Bordin e Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump. “Nëntë njohje de facto për Kosovën. Shtetet që ende nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës — Argjentina, Armenia, Azerbajxhani</div>

Madhësia e shkronjave

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka shkruar për “nëntë njohje de facto për Kosovën”, duke theksuar pjesëmarrjen e Kosovës me shtetet e tjera mosnjohëse në Bordin e Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Nëntë njohje de facto për Kosovën. Shtetet që ende nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës — Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Indonezia, Kazakistani, Paraguai, Uzbekistani, Mongolia dhe Maroku — tani ulen si të BARABARTË me Republikën e Kosovës në prestigjiozin Bord të Paqes të Presidentit Trump”, shkroi ai në X.
Bajraktari thotë se “duke iu bashkuar këtij forumi elitar të kryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ata e kanë pranuar de facto shtetësinë e Kosovës”.
“Tani është koha që kjo të bëhet zyrtare – u bëj thirrje udhëheqësve të tyre ta njohin Kosovën MENJËHERË. I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani që të kontaktojë drejtpërdrejt secilin prej këtyre krerëve të shteteve për të siguruar njohje të plotë diplomatike”.
Bajraktari i bëri thirrje edhe presidentit Trump që “të ndërmjetësojë këto njohje jetike, duke forcuar misionin e tij global për paqe dhe duke thelluar bashkëpunimin brenda Bordit të Paqes”.