Flick miraton transferimin e alternativës së Julian Alvarez

Sport

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick thuhet se ka miratuar blerjen e një sulmuesi alternativ pas vështirësive për të transferuar Jualian Alvarezin nga Atletico Madridi këtë verë. Flick kishte këmbëngulur në nënshkrimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, si objektivin e tij primar, por duket se e ka zbutur qëndrimin e tij për shkak të […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick thuhet se ka miratuar blerjen e një sulmuesi alternativ pas vështirësive për të transferuar Jualian Alvarezin nga Atletico Madridi këtë verë.

Flick kishte këmbëngulur në nënshkrimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, si objektivin e tij primar, por duket se e ka zbutur qëndrimin e tij për shkak të vështirësive të paraqitura nga Los Rojiblancos për një marrëveshje të mundshme.

Sipas gazetarit Gerard Romero, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka dhënë dritën jeshile klubit për të ndjekur një lëvizje për sulmuesin e Sportingut Lisbonës, Luis Suarez.

Suarez është shfaqur si një opsion rezervë i mundshëm, megjithëse negociatat me klubin portugez mund të jenë të vështira.

28-vjeçari kolumbian pati një sezon të frytshëm 2025/26, duke shënuar 38 gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat.

Vlera e Suarez në faqen e specializuar Transfermarkt vlerësohet 30 milionë euro, por në rast shitje, Sporting Lisbona nuk ka të ngjarë të lejojë largimin për më pak se klauzola prej 80 milionë euro. /Telegrafi/