Dy vatra të zjarrit në një lagje të Krujës, nis ndërhyrja për shuarjen e tyre dhe parandalimin e riaktivizimit

Nacionale

Dy vatra të zjarrit në një lagje të Krujës, nis ndërhyrja për shuarjen e tyre dhe parandalimin e riaktivizimit Në Krujë janë raportuar vetëm dy vatra të vogla zjarri, në zonën mbi lagjen Abaze, ndërsa ka nisur ndërhyrja për shuarjen e tyre. Sipas Bashkisë Krujë, gjatë ditës së sotme do të ndërhyhet edhe në zonën […]

Madhësia e shkronjave

Dy vatra të zjarrit në një lagje të Krujës, nis ndërhyrja për shuarjen e tyre dhe parandalimin e riaktivizimit

Në Krujë janë raportuar vetëm dy vatra të vogla zjarri, në zonën mbi lagjen Abaze, ndërsa ka nisur ndërhyrja për shuarjen e tyre.

Sipas Bashkisë Krujë, gjatë ditës së sotme do të ndërhyhet edhe në zonën pyjore, me qëllim shuarjen e plotë të vatrave të mbetura, si dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave të tjera.

Aktualisht, situata nuk paraqet rrezik për banorët apo zonat e banuara.

Megjithatë, autoritetet e konsiderojnë situatën të paparashikueshme dhe vijojnë monitorimin në terren për të shmangur përhapjen e zjarrit. /Tch/