Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti

<div><div><img width="408" height="230" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802599-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="408" height="230" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802599-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti" loading="lazy"></p>Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë lëshoi një numër të afateve dhe urdhrave në lidhje me përmbylljen e paraqitjes së argumenteve prej Mbrojtjes dhe fazat e mbetura të procesit. Gjykata Speciale ka vendosur të shtojë dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, në rastin e katërshes së UÇK-së. Përveç javës nga</div>

Nacionale

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë lëshoi një numër të afateve dhe urdhrave në lidhje me përmbylljen e paraqitjes së argumenteve prej Mbrojtjes dhe fazat e mbetura të procesit.
Gjykata Speciale ka vendosur të shtojë dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, në rastin e katërshes së UÇK-së.
Përveç javës nga 9 – 13 shkurt 2026, ka shtuar edhe dy data të tjera, 16 dhe 18 shkurtin.
Edhe këtë herë, si në dy vitet e fundit, Specialja po e respekton Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke evituar datën 17 Shkurt.
Por, ndryshe kishte vepruar në vitin 2023, kur caktoi pikërisht këtë datë për seancë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.