Lokalizohet zjarri në Breznicën e Epërme pas disa orësh përballje me flakët dhe ndihmës së banorëve

Vendore

Pas shumë orësh pune të mundimshme dhe në kushte tejet të rënda terreni, është arritur të lokalizohet zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu Breznicën e Epërme, duke shmangur kështu një katastrofë akoma më të madhe.Përballja me flakët ka qenë e rrezikshme dhe me mjaft sfidë, ndërsa rolin kryesor në ndalimin e përhapjes së zjarrit […]

Madhësia e shkronjave

Pas shumë orësh pune të mundimshme dhe në kushte tejet të rënda terreni, është arritur të lokalizohet zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu Breznicën e Epërme, duke shmangur kështu një katastrofë akoma më të madhe.
Përballja me flakët ka qenë e rrezikshme dhe me mjaft sfidë, ndërsa rolin kryesor në ndalimin e përhapjes së zjarrit e kanë pasur vetë banorët e Breznicës. Ata u angazhuan pa u lodhur dhe me guxim të madh për të mbrojtur shtëpitë, pronat dhe pasuritë natyrore të zonës.
Aksioni i sotëm në Breznicën e Epërme dëshmoi edhe një herë nivelin e lartë të solidaritetit, bashkëpunimit dhe përkushtimit të qytetarëve për t’i dalë zot vendit në momente kritike.
Mbrojtja e zonës u arrit falë këtij mobilizimi shembullor, ndërsa apelojhet ende për kujdes të shtuar për shkak të temperaturave dhe kushteve të motit./BujanociNet/